Gostivar, i moshuari alivanoset nga pritja e gjatë për të marrë pensionin | FOTO

Gostivar, i moshuari alivanoset nga pritja e gjatë për të marrë pensionin | FOTO

7 i muajt njihet si dita kur pensionistët drejtohen drejtë Bankave për të marrë pensionet e muajt paraprak. Kështë ndodhi edhe sot, kur një pensionist i Gostivarit ka përfunduar në shtratin e Autoambulancës, raporton Flaka.

Temperaturat e larta dhe tollovia e krijuar para sporteleve të filialit të “Bankës Ekonomike”, që ndodhet përballë objektit të Komunës së Gostivarit, bënë që plaku i moshës tetëdhjetë vjeçare të humb vetëdijen.

Ekipi mjekësor i tha Flakës që pensionisti sapo kishte marrë rrogën dhe në dalje të objektit ka rënë për toke. Nga rënia, i moshuari kishte pësuar lëndim të dukshëm në pjesën e kokës.

Ndërhyrja e shpejtë e autoambulancës bëri që shpejt të pranon ndihmën mjekësore duke shmangur pasojat eventuale të tij. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 7, 2017 11:09

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°