Gostivar, lëshohet në përdorim salla sportive në Sh. F. “Mustafa Kemal Ataturk”

Gostivar, lëshohet në përdorim salla sportive në Sh. F. “Mustafa Kemal Ataturk”

Me ceremoni solemne sot u lëshua në përdorim salla sportive në Shkollën Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar.

Nxënësit me këtë rast me ndihmën e arsimtarëve të tyre kishin përgatitur një program të begatë kulturoro-artistik. Ministri i arsimit, Arbër Ademi, tha se procesi arsimor pa kushte nuk mund të jetë kualitativ.

Ministri Ademi premtoi se do të rregullohen edhe dy shkolla të tjera të qytetit, njëra prej tyre Sh. F. “Goce Dellçev” do të rinovohet gjatë vitit tjetër.

Salla sportive e Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” ka kushtuar 40 milion denarë dhe ajo do të jetë në dispozicion për 1000 nxënës të kësaj shkolle. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 25, 2018 19:18
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.