Gostivar, një banor është plagosur me armë zjarri në stomak

Një banor tridhjetë e katër vjeçar i fshatit Koritë të Gostivarit dje është qëlluar me armë zjarri në pjesën e stomakut.

Nga MPB-ja kumtuan se rreth orës 17:30 në Qendrën për njoftim dhe komandë Tetovë, nga Qendra urgjente Gostivar, është denoncuar se tek ata është sjellë A.Sh. me lëndime nga armë zjarri në pjesën e djathtë të stomakut. I lënduari me automjet të urgjencës është dërguar në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Stacionit të policisë Gostivar. Ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 7, 2018 19:40

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed