Gostivarasi Ditar Memedi, matematicienti më i mirë i gjeneratës

Gostivarasi Ditar Memedi, matematicienti më i mirë i gjeneratës

Ditar Memedi është shpallur student më i mirë i Institutit për matematikë të Fakultetit Matematiko-Natyror pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” – Shkup, njofton Gostivari Sot

Vendimi për student më të mirë, Ditar Memedit iu nda në një solemnitet rasti të organizuar nga ky Institut, ndërsa këtë titull ai e meritoi falë notës mesatare 9,80 për një periudhë studimi prej 4 vitesh 4 muajsh dhe 25 ditësh në degën e matematikës teorike.
Ditar Memedi ka lindur në vitin 1993 në Gostivar. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Gostivar, ndërsa studimet i vazhdoi në Shkup. Krahas matematikës ku diplomoi në fillim të këtij viti, ai është edhe absolvent në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup.

Ditar Memedi është një djalë shumë modest. Në pyetjen se si ndjehet pas marrjes së këtij titulli, ai për “Gostivari sot” u përgjigj: “Nuk më bën përshtypje titulli, më intereson dituria dhe aftësimi profesional. Por, nuk mund ta mohoj se ndjehem i kënaqur që arrita t’i gëzoj prindërit e mij të cilët aq shumë më kanë përkrahur. Kënaqësia do të ishte më e plotë, sikur të ishte gjallë edhe gjyshi im Naxhi Purde, një veprimtar dhe arsimdashës i spikatur, që ta ndajmë gëzimin së bashku”.

Ditari rrjedh nga një familje intelektualësh. Babai i tij Agim Memedi është inxhinier i suksesshëm i ndërtimtarisë, ndërsa e ëma Shpresa Purde-Memedi është doktor i shkencave filologjike dhe poete.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 20, 2017 20:43

Publicitet

Moti sot
9°
18°
Sun
19°
Mon
19°
Tue
20°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE