Gostivari krijon miq, u lidhën binjakzime me shumë komuna të rajonit | FOTO

Gostivari krijon miq, u lidhën binjakzime me shumë komuna të rajonit | FOTO

Brenda katër viteve të kaluara, Komuna e Gostivarit u binjakëzua me katër komuna nga shtetet e rajonit. Në vitin 2013, Komuna e Gostivarit u binjakëzua me komunën e Stari Gradit të Sarajevës. Në vitin 2015, po ashtu, komuna e Gostivarit u binjakëzua me Komunën Galaci të Republikës së Rumunisë dhe Adanën e Turqisë. Së fundmi, në vitin 2017, u zyrtarizua binjakëzimi me Komunë Ejup të Stambollit – Turqisë, njofton Flaka. 

Pas kërkesës dhe dëshirës së qytetarëve shqiptarë të Gostivarit të cilët jetojnë dhe punojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ambasadori i Republikës së Maqedonisë, në Bosnjë dhe Hercegovinë, Rami Rexhepi dhe komuna e Gostivarit nisën iniciativën për binjakëzimin me komunën e Stari Gradit të Sarajevës.

Pas përfundimit të gjitha procedurave, kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bashkim Hasani, si dhe udhëheqësit e sektorëve në komunë, qëndrojnë në vizitë disa ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë kryetari Bejta u prit nga kryetari i komunës së Stari Gradit, Ibrahim Haxhibariq, nënshkruan marrëveshjen për binjakëzim midis komunës së Gostivarit dhe komunës së Stari Gradit.

Kryetari i komunës së Stari Gradit, Ibrahim Haxhibariq tha se me Gostivarin do të bartën përvoja të mira dhe të dobishme për qytetarët.

Po ashtu, prej 21 deri më 23 tetor të vitit 2015, një delegacion i Komunës së Gostivarit me në krye kryesuesin e Këshillit Komunal, Nasir Musliu po qëndron për vizitë zyrtare në Galaci të Republikës së Rumunisë.

Gjatë qëndrimit atje, kryesuesi i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu dhe nënkryetari i Komunës së Galacit, Florin Popa nënshkruan memorandum për binjakëzimin e dy komunave.

Komuna e Galacit ndodhet në pjesën lindore dhe është qyteti i tetë më i madh në Rumani.
Numëron 277.933 banorë dhe njihet si një nga qendrat ekonomike rreth portit detar që mban të njëjtin emër.

Gjatë vizitës zyrtare më datë 12 nëntor – 2015, delegacioni nga Komuna e Gostivarit vizitoi edhe Komunën e Adanës, me ç’rast u nënshkrua edhe memorandumi për binjakëzimin mes dy komunave. Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe kryetari i Komunës së Adanës, Husein Sozlu.

Së fundmi, më 10 qershor të vitit 2017, përmes një ceremonie solemne të mbajtur në sallën e Këshillit Komunal u zyrtarizua akti i binjakëzimit të Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup të Stambollit. Akti i nënshkrimit u bë nga krerët Nevzat Bejta dhe Remzi Ajdin.

Para të pranishmëve kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta potencoi që: “Me Komunën e Ejupit kemi pasur bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ishte e natyrshme që të iniciojmë binjakëzimin mes dy Komunave”.

Kryetari i Komunës Ejup, z. Remzi Ajdin u shpreh që akti i binjakëzimit do të forcon lidhjet mes dy Komunave dhe banorëve, duke shtuar që në Komunën Ejup jetojnë shumë banorë me prejardhje nga Gostivari dhe rrethina.

E më 23 mars 2014, gjatë qëndrimit në Republikën e Italisë, kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i shoqëruar edhe në nga përgjegjësi i Sektorit të Urbanizmit Jeton Salija realizuan takim me kryetarin e komunës së Segonzanos të rajonit të Trentos, Giorgio Mattevi.

Kryetari Bejta dhe kryetarit Mattevi biseduan për funksionimin e të dyja komunave dhe për mundësitë për të bashkëpunuar në të ardhmen. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2017 13:03

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°