Gostivarit i shtohet edhe një këngëtar i muzikës REP: Sabri Bekiri paralajmëron projektin e tij të parë “Medalje”

Gostivarit i shtohet edhe një këngëtar i muzikës REP: Sabri Bekiri paralajmëron projektin e tij të parë “Medalje”

Këngëtari nga Gostivari, Sabri Bekiri këto ditë do të dal me një projekt të ri të titulluar “Medalje”.

Në qendër të këtij projekti do të qëndroj një këngë REP e cila sipas këngëtarit Bekiri u dedikohet adhuruesve të muzikës REP, me shpresë që ajo të pritet mirë edhe nga i gjithë publiku.

“Së shpejti do të lansojmë videoklipin . Tipi i muzikës është rep dhe do i pëlqej publikut ” thotë Bekiri.

Lidhur me karrierën e tij prej këngëtari ai tha se ka kohë që merret me këtë zhanër të muzikës, ka kënduar edhe nëpër mbrëmje të ndryshme.

“Qysh herët merrem me këtë lloj të muzikës. Kam kënduar nëpër mbëmje të ndryshme, party dhe në momente të ndryshme solemne me kolegët e mi, dhe këngët e mia janë të pëlqyera nga dashamirët e muzikës sime dhe pres që edhe në të ardhmen ta jap maksimumin tim dhe të arrij suksese edhe më të mira”, theksoi këngëtari Sabri Bekiri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 12, 2019 18:52
Loading...