Grabitet një tjetër tabako në Shkup

Grabitet një tjetër tabako në Shkup

Një autor i panjohur me kërcënim me armë dhe përdorim të forcës fizike mbrëmë e ka grabitur “Tabako Ekstra Kofi” në Shkup, me ç’rast nga i punësuari ka marrë 18.500 denarë.

Siç është theksuar në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 19:50 në “Tabako Ekstra Kofi” në rr. “Naroden front” në Shkup një autor i panjohur me kërcënim me armë dhe shfrytëzim të forcës fizike nga i punësuari ka marrë 18.500 denarë, pas e ka lëshuar vendin e ngjarjes. SPB Shkup merr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Shtator 12, 2017 19:02

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°