Grabitje në NLB Bankën në Saraj

Grabitje në NLB Bankën në Saraj

Katër persona kanë kryer grabitjen e filialit të NLB Bankës në Saraj

Mëngjesin e sotëm është grabitur filiali i NLB Bankës në Komunën e Sarajit. Siç kanë njoftuar nga MPB-ja, katër persona nën kërcënim të armëve kanë kryer grabitjen. Për momentin ende nuk ka detjae se sa para janë vjedhur.

“Rreth orës 10.40 katër persona kanë kryer grabitje nën kërvënim të armëve. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”- kanë thënë nga MPB-ja

Nga NLB Banka AD Shkup kanë thënë se gjatë grabitjes në filialin e NLB Bankës kanë qenë të pranishëm të punësuar dhe klientë, mirëpo nuk ëështë raportuar për ndonjë të lënduar.

“Mjetet e klientëve janë të sigurta pasi që banka posedon sigurim të të gjithë pasurisë së saj” – kanë thnë nga NLB Banka.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 8, 2019 14:07
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.