Gradeci merr për sipër ndërtimin e shtëpisë për familjen Ademi nga ky fshat

Gradeci merr për sipër ndërtimin e shtëpisë për familjen Ademi nga ky fshat

Këshillit i Xhamisë së fsh. Gradec dhe shoqata “Gradecarët Për Nevojtarët”, e njoftojnë opinionin e gjere se aksionin për ndërtimin e shtëpisë së familjes Ademi (të publikuar ditë më parë në Tv Koha), e marrin përsipër Ata.

“Ju bëjmë me dije se çdo marrje përsipër e këtij aksioni nga ndonjë shoqatë tjetër jashta fshatit Gradec, do të refuzohet pasi banorët e fshatit Gradec deri më tani kanë treguar bujarinë e tyre duke ndërtuar 11 shtëpi në këtë fshat edhe kësaj radhe nuk do të ngurrojë për t’i dalë në ndihmë kësaj familje”, njoftojnë nga këshilli iniciativ për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje.

Ndihmat tuaja i mirëpresin në këto adresa:
Këshilli i xhamisë f. Gradec 070823177 dhe tek aktivistët e shoqatës “Gradecarët për Nevojtarët: 070731485

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Nëntor, 2019 23:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.