Granit Shala thumbon ministrin Gashi: A e keni ndërmend të takoni mërgimtarët që nuk janë biznesmen?

Granit Shala thumbon ministrin Gashi: A e keni ndërmend të takoni mërgimtarët që nuk janë biznesmen?

Politikani i njohur kosovarë dhe anëtarë i AAK-së për diasporë Granit Shala ka hedhur thumba ndaj ministrit të diasporës Dardan Gashi pasiqë ky i fundit nuk ka përkrahur sa duhet diasporën kosovare.

“Kanë kaluar mbi një vit kur Dardan Gashi e morri postin si ministër i diasporës, për fat të keq është një ndër ministrat më pasiv që ka kjo qeveri. Asnjëherë nuk ka dal në kuvend për ndonjë kërkesë apo përkrahje të diasporës, asnjëherë nuk ka takuar mërgimtarët të cilët nuk janë biznesmena por vetëm ata duke bërë bizneset e veta. Zotri gashi nuk e di a jeni në dijeni por diaspora ka nevojë shumë për përkrahje morale, ka nevojë të vizitoni shkollat shqipe e jo lokalet me 5 yje, ju z. Gashi a keni ndonjë plan për diasporën apo do e vazhdoni si jeni ardhë në këtë post ashtu edhe të vazhdoni”, ka shkruar mes tjerave Shala.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 20:13

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed