Grubi kërkon veting pë të gjiithë gjykatësit, prokurorët dhe politikanët

Grubi kërkon veting pë të gjiithë gjykatësit, prokurorët dhe politikanët

Deputeti dhe Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, duke reaguar për zhvillimet në rastin Reket ka thënë që Vetingu është zgjidhje e situatës kritike në gjyqësor, por edhe ka lërshëndetur faktin që partitë opozitare shqiptare po i bashkangjiten BDI-së duke përqafuar politikën programore të BDI për drejtësi joselektive dhe veting.

“Ne e denoncuam drejtësinë selektive dhe ofruam instrumentin e vetingut për gjykatësit, prokurorët dhe politikanët për ta luftuar këtë selektivitet të porositur me tendencë politiko-koruptive.

Qytetarët e pranuan dhe e përshëndetën këtë shtyllë tonën programore me bindjen që ne do t’ia dalim, ndërsa dita ditës edhe partitë opozitare po e përqafojnë dhe e vënë në përdorim narativin, politikat tona.” shkruan Grubi në Facebook.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 21, 2019 19:19

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA