Grubi me lajme të mira nga Berlini, “Maqedonia gati për në NATO”

Grubi me lajme të mira nga Berlini, “Maqedonia gati për në NATO”

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i cili nuk ka pushuar gjatë mandatit të tij për të lobuar dhe takuar të gjithë liderët europian dhe përfaëqsues të SHBA-së për ndryshimin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqsisë, sot ai gjendet në Gjermani bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Ai nga Berlini jep lajme të mira, se Maqedonia shumë shpejtë do të jetë anëtare e NATO-s dhe Gjermania është mbështetëse e madhe në rrugën EuroAtlantike, shkruan TS.

“Bashkarisht po i ecim hapat përfundimtar drejt datës për fillim të negociatave me BE dhe ftesës për anëtarësim në NATO.
Gjermania e kemi aleat dhe mbështes në rrugën tonë EuroAtlantike” ka shkruar Grubi.

Ndryshe Maqedonia dhe Greqia ditë më parë arritën marrëveshje historike duke ndryshuar emrin e Maqedonisë në Maqedonia Veriore ku shqiptarët kanë qenë faktor kyç në këtë proces.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Qershor 14, 2018 17:14
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
19°
Thu
19°
Fri
19°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE