Grubi me sqarim në rast të dështimit të censusit

Grubi me sqarim në rast të dështimit të censusit

Edhe një sqarim shtesë që mos të bini pre e dezinformatave dhe propagandës:

Në rast se dështojnë zgjedhjet presidenciale nga mosdalja e qytetarëve:

1. Talat Xhaferri NUK BËHET President
2. Zgjedhjet përsëriten
3. Nuk e marrim datën për negociata me BE
4. Zvarritet procesi i anëtarësimit në NATO
5. Shqiptarët e humbin shansin e barazisë gjuhësore në presidencë
6. Nuk rrumbullakësohet procesi integrues
7. Nxitet krizë zgjedhore presidenciale dhe parlamentare
8. Nuk i kemi numrat për ndryshim të kushtetutës (proces për të cilin nevojiten së paku 6 muaj procedurë)

Demokracia ka kuptim vetëm nëse në të mirret pjesë, prandaj, dilni bashkë me të gjithë anëtarët e familjes më 5 maj.

Bëhuni pjesë e rrumbullakimit të barazisë gjuhësore dhe integrimit euroaltantik, ju lutem mos kontribuoni në nxitje të krizës duke qëndruar në shtëpi dhe duke abstenuar.

#VOTO3

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 3, 2019 21:43
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.