Grubi në Pentagon: NATO tani

Grubi në Pentagon: NATO tani

Deputeti Artan Grubi e vizitoi edhe Pentagonin gjatë vizitës së tij në SHBA ku u takua me përfaqësuesen e lartë të Departamentit të Mbrojtjes të Amerikës, Laura Cooper, zëvendëssekretare shtetërore e Mbrojtjes e SHBA-së, transmeton Flaka

Në takim u konstatua bashkëpunimi i shkëlqyer i ndërsjellë në sferën e mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit, Cooper theksoi se mbështetja e SHBA-së në sferën e mbrojtjes së vendit tonë është e lartë dhe e vazhdueshme me ç’rast shprehu mbështetje për aspiratat tona euroatlantike dhe tentimet që t’i tejkalojmë të gjitha pengesat në këtë rrugë, me ç’rast na inkurajoi të vazhdojmë me tentimet dhe reformat në vend, pasi mbështetja e SHBA-së nuk do të mungojë.

Përfaqësuesja e lartë e Pentagonit theksoi se Maqedonia është partner i SHBA-së dhe se Uashingtoni i vlerëson tentimet dhe kontributin tonë ndaj aktiviteteve të Aleancës. Në interes të SHBA-së është ta shohin Maqedoninë në NATO dhe për këtë qëllim e riafirmuan mbështetjen duke shtuar se vizita e saj e paradokohshme në Maqedoni ka kaluar në takime konstruktive.

Grubi ka folur për rolin vendimmarrës të SHBA-së në dy dekadat e fundit në Maqedoni dhe në rajon dhe theksoi se të gjitha sukseset tona janë rezultat i tentimeve të përbashkëta.

Prandaj, hapat e fundit drejt qëllimit duhet t’i bëjmë së bashku, me guxim dhe ta realizojmë qëllimin e përbashkët, Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Maqedonia vazhdon me ritëm intensiv t’i zbatojë reformat, ta finalizojë pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, dhe t’i zgjidh kontestet me fqinjët sipas shembullit të marrëveshjes me Bullgarinë.

Prandaj, tani është koha për NATO dhe të gjitha tentimet dhe energjia jonë janë koncentruar në realizimin e projektit që do të na sigurojë paqe, stabilitet, siguri dhe është parakusht për zhvillimin ekonomik.

Bashkëbiseduesit, gjithashtu, biseduan edhe rreth luftëtarëve në konfliktet e huaja, terrorizmin dhe ekstremizmin.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2018 13:38
Loading...

Publicitet

Moti sot
5°
1°
Mon
2°
Tue
2°
Wed
3°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE