Grupet lokale të veprimit, ndahen nëntë kontrata prej 7,7 milion denarë

Grupet lokale të veprimit, ndahen nëntë kontrata prej 7,7 milion denarë

Trajnim për sipërmarrësit, aktivitete për përmirësimin e infrastrukturës, instalimi i sistemeve fotovoltaike, janë disa nga projektet e grupeve lokale të veprimit për periudhën e ardhshme.

Për projekte të tilla, Ministria e Bujqësisë ndau nëntë kontrata me vlerë prej 7,7 milion denarë. Mbështetja financiare është e pakthyeshme dhe arrin në 100 për qind të investimit të planifikuar.

“Grupet lokale të veprimit janë forma më e lartë për bashkimin e qytetarëve, komunave dhe komunitetit të biznesit që punojnë në interes të të gjithëve. Grupet lokale mund të themelohen mes dy komunave, ndërsa një komunë nuk mund të jetë anëtare në më shumë grupe. Është bërë praktike në grupet lokale të përfshihet bashkësia e biznesit dhe sektori joqeveritar”,- deklaroi Trajan Dimkovski nga MBPU.

Kjo siguron zhvill të ekuilibruar rajonal, thotë drejtori i Agjencisë së Pagesave, Nikollçe Babovski.

“Do të mund të fillojnë me aktivitete për zbatimin e projekteve të pranuara, siç janë riparimi i objekteve akomoduese, instalimi i pajisjeve për përzgjedhjen e mbeturinave urbane, furnizimi me makineri bujqësore, instalimi i sistemeve fotovoltaike, apo rregullimi i stacioneve të autobusëve”,- theksoi drejtori i Agjencisë së Pagesave, Nikollçe Babovski.

Ministri Dimkovski njëherit bëri të ditur se vreshtarët do të marrin dy denarë shtesë subvencione për një kilogram rrush, ndërsa vendimi nga qeveria pritet të sillet javën e ardhshme. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 19:33

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA