Grupi i Vishegradit konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Grupi i Vishegradit konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Grupi i Vishegradit konfirmon mbështetjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, të miratuar nga kryeministrat e shteteve të këtij grupi gjatë takimit të sotëm me kryetarët e qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë shprehur bindjen e tyre se se bashkimi i Evropës nuk do të jetë i plotë pa aderimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Grupi i Vishegradit

“Politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është mjet i rëndësishëm me vlerë të paçmueshme për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor; nga këtu, ekzistenca e një politike kredibile për zgjerim paraqet investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e BE-së. Aderimi është dhe do të mbetet proces i bazuar në merita dhe që i gjithi varet nga përparimi objektiv i arritur.U bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara në BE, në lidhje me Këshillim për punë të përgjithshme që do të mbahet në tetor, të ruajnë impulsin pozitiv dhe energjinë e cila doli  nga përparimi i reformave dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes historike të Prespës, me anë të hapjes së bisedimeve për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.

Në këtë deklaratë thuhet se se fillimi i bisedimeve në tetor të vitit 2019 jo vetëm që do tu mundësojë që të dyja shtetet të fokusohen edhe më shumë në reformat e duhura, por do të shërbejë edhe si nxitje e rëndësishme për tërë rajonin dhe garanci se BE do të vazhdojë të ketë rol udhëheqës në transformimin pozitiv të rajonit.

Grupi i Vishegradit

“Presim që në përputhshmëri me Strategjinë e Komisionit Evropian të Ballkanit Perëndimor nga shkurti i vitit 2018, se bisedimet aderuese me Serbinë dhe Malin e Zi do të përshpejtohen gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit në përputhje me avancimin e arritur nga të dyja shtetet, si dhe se proceset reformuese në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë në periudhën e mëtutjeshme do ti përforcojnë mundësitë për anëtarësimin e rajonit në BE”.

Ata kanë ritheksuar mbështetjen e tyre për shtetet partnere të Ballkanit Perëndimor për gatishmërinë e tyre për ruajtjen e stabilitetit në rajon, përforcimin e sundimit të së drejtës, luftës kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, përforcimin e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride, parandalimin e radikalizmit dhe kontrollin e migracionit.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 12, 2019 17:01

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...