Guardiola e ka seriozisht, 65 milionë euro për yllin e Serisë A

Guardiola e ka seriozisht, 65 milionë euro për yllin e Serisë A

Jo vetëm Mauro Icardi. Mes lojtarëve më të kërkuar të Inter-it është edhe Milan Skriniar, protagonist i një sezoni të luajtur në nivele të larta, pavarësisht vështirësive që po kalon skuadra në kohët e fundit.

Blerja e tij nga Sampdoria ka qenë një goditje e saktë nga ana e milanezëve, aq sa në janar ka ardhur një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Manchester City.

Përgjigja e Inter ka qenë e qartë: Skriniar nuk shitet. Një qëndrim që ka detyruar Pep t’i shpenzonte ato para për Aymeric Laporte, i blerë nga Athletic Bilbao. Gjithsesi, Inter pritet të mbajë këtë qëndrim edhe në merkaton e verës.

Ausilio dhe Sabatini nuk ka ndërmend ta shesë, edhe nëse nuk vjen kualifikimi në Champions League. Të mëdhatë e Europës dhe Guardiola janë të paralajmëruar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 22:53
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
13°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE