Habit aktorja e njohur: “Kam 35 vjet që nuk dal në takime apo të puth një burrë”

Habit aktorja e njohur: “Kam 35 vjet që nuk dal në takime apo të puth një burrë”

Atë me siguri e njihni nga filmat “Annie Hall”, “The Godfather” apo “Book Club”. Bëhet fjale për Diane Keaton që tashmë është në moshën 73 vjeçare.

Së fundmi në një intervistë për “InStyle”, ajo u pyet nëse burrat i kërkonin të dilte në takime romantike:

“Kurrë. Në rregull? Le ta sqaroj pak këtë se është e rëndësishme. Nuk kam dal në një takim, le të them, që prej 35 vitesh. Asnjë takim. Kam shumë miq burra. Kam shumë miq, por jo takime. Jo mwah-mwah (puthje).”

Aktorja është aluduar në të shkuarën për lidhje me yje të Hollywood-it si Woody Allen, Jack Nicholson, Warren Beatty apo Al Pacino, por asnjëherë nuk ka konfirmuar diçka. Vendimi i saj për të mos u martuar ka ardhur sepse sipas saj, “asnjëherë nuk deshi dikë që mund ta kishte.”

Gjithsesi, Diane është e lumtur me 2 fëmijët e saj të adoptuar, vajzën Dexter dhe djalin Duke. /Blitz.al/

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 13, 2019 22:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.