Habit studimi: Ja kush janë ata që përhapin “fake news”

Habit studimi: Ja kush janë ata që përhapin “fake news”

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se pjesa më e madhe e lajmeve të rreme në Twitter gjatë vitit 2016 u përhap nga një numër tepër i vogël përdoruesish.

Konservatorët dhe të moshuarit rezultojnë të kenë qenë ata që shpërndanë më shumë informacione të rreme. Kërkuesit verifikuan mbi 16 000 llogari Twitter-i në Shtetet e Bashkuara dhe zbuluan se vetëm 16 prej tyre, ose më pak se 0,01%, ishin individët që përhapën rreth 80% të keqinformimit të maskuar si lajm.

Studimi u publikua në revistën prestigjoze “Science”.

“Rreth 99% e përdoruesve të Twitter-it nuk shpërndanë thuajse asnjë informacion të rremë në pjesën më të nxehtë të vitit zgjedhor”, thotë një prej autorëve të kërkimit, David Lazer, profesor i politikës dhe shkencave kompjuterike në Northeastern University.

Përhapja e informacioneve të tilla, theksoi ai, ndodh në një cep mjaft të vogël të Twitter-it. Sipas Lazer, të paktë nuk janë vetëm njerëzit që e përhapin këtë lloj informacioni, por edhe ata që e konsumojnë atë, pavarësisht faktit se ekziston një përpjekje e organizuar për t’i futur të dhëna të kësaj natyre në sistem.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 25, 2019 11:11

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.