Hahn: Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para verës

Hahn: Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para verës

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret para verës, është shprehur Komisioneri për zgjerim Johannes Hahn gjatë një takimi me deputetë të Bundestagut gjerman.

Në disa statuse në twitter, Hahn thotë se gjatë takimit me deputetët gjermanë është rënë dakord që BE duhet të ndjekë agjendën e zgjerimit.

“Pranimi i progresit objektiv nga partnerët është sinjal pozitiv për të gjithë rajonin”, shkruan Hahn.

Ndërsa ministri gjerman Michael Roth thotë se stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë për BE dhe Gjermaninë me interes të madh.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë tashmë një marrëveshje të madhe në rrugën e tyre drejt BE”, shkruan Roth./Ora News/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 21:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA