Han: “BE-ja do të financojë ndërtimin e hekurudhës nga Adriatiku përmes Maqedonisë deri në Bullgari”

Han: “BE-ja do të financojë ndërtimin e hekurudhës nga Adriatiku përmes Maqedonisë deri në Bullgari”

Bashkimi Evropian do ta financojë ndërtimin e hekurudhës nga korridori 8, që duhet t’i lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi dhe do të kalojë përmes territorit të Maqedonisë deklaroi eurokomisari për zgjerim Johanes Han në intervistë për Dojçe Velen.

Han theksoi se ndërtimi i korridorit transportues 8 është një nga projektet që BE-ja do ta financojë në Maqedoni. Në intervistën të dhënë në prag të Samitit të sotëm për Ballkanin Perëndimor në Trieste në të cilin tema kryesore janë realizimi i projekteve transportuese dhe energjitike, Han theksoi se BE-ja do të financojë gjithsej  gjashtë korridore qarkullimi në rajon, prej të cilave katër do të kenë të bëjnë me autostradat, ndërsa dy me hekurudhat. “Një nga projektet hekurudhore është korridori tetë i cili duhet që të vendosë lidhjen  Lindje-Perëndim nga Bullgaria përmes Maqedonisë deri në Shqipëri”, deklaroi Han. Ai më tej paralajmëroi se në Samitin në Trieste, Brukseli do të paraqesë një plan ambicioz për Ballkanin Perëndimor që do të fokusohet në dy segmente – infrastrukturë dhe njerëz. Han paralajmëroi se BE-ja planifikon të tërheqë mjete nga institucionet ndërkombëtare financiare përmes financimit të granteve për Ballkanin perëndimor, të dedikuar për projekte deri në sferën e transportit dhe energjitikës. Sipas tij, qëllimi i këtyre projekteve është që të kontribuojnë për zhvillim më të shpejtë të rajonit, si dhe për afrimin e vendeve nga Ballkani dhe afrimi e tyre drejt BE-së. Eurokomisari u fokusua edhe në idenë për formimin e një tregu të përbashkët të shteteve nga Ballkani Perëndimor, duke përjashtuar kritikat se me këtë Brukseli tenton që të krijojë një Jugosllavi të re. “Ky nuk është aspak qëllimi ynë. Por kjo është një mënyrë për lidhjen rajonale sipas shembullit të shteteve baltike. Një treg prej 20 milionë banorësh është shumë më atraktiv, ndërsa bashkëpunimi në shkallë rajonale  do të ndihmojë  shtetet e rajonit që të jenë më konkurrentë në vetë BE, kur do të bëhen pjesë e saj. Qëllimi më i rëndësishëm  i BE-së është që t’i bindë shtetet nga Ballkani Perëndimor se ato janë pjesë e jona, pjesë e familjes sonë”, theksoi Han në Intervistë./FLAKA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2017 17:17

REKLAMA