Hani spec të kuq dhe djegia e dhjamit rritet për 16 për qind

Hani spec të kuq dhe djegia e dhjamit rritet për 16 për qind

Humbja e peshës dhe djegia e dhjamit mund të jetë proces më i lehtë nëse hani speca të kuq, sipas ekspertëve.
Kjo për shkak se speci ju ndihmon ta kufizoni sasinë e ushqimit që e konsumoni dhe e inkurajon trupin të djegë më shumë kalori, transmeton Telegrafi.
Dr. Marilyn Glenville, nutricioniste, thotë se speci përmban një substancë të quajtur capsaicin dhe është përbërësi i cili e lufton shtimin e peshës duke i zvogëluar nivelet e dhjamit në trup, dhe duke i reduktuar kaloritë që i konsumoni.
Substanca ia jep nxehtësinë specit, dhe Glenville thotë se ndihmon në procesin e quajtur termogjeneza, ku trupi e konverton dhjamin në nxehtësi dhe kështu digjni më shumë dhjam.
Si ta konsumoni specin e kuq
Speci i kuq mund të konsumohet në forma të ndryshme.
Mund të konsumohet i freskët si pjesë e sallatave ose si pluhur i tharë mund të përdoret në shumë ushqime, si në ushqim të detit, mish, etj.
Speci i kuq është i përfshirë edhe në një dietë që quhet ‘Master Cleanse’, për të cilën Beyonce ka raportuar se i ka humbur disa kilogramë.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Janar 27, 2018 08:50
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
12°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE