Hapet festivali tradicional “Vera e Ohrit”

Hapet festivali tradicional “Vera e Ohrit”

Me porosi për ruajtjen e statusit që Ohri e ka si qytet i UNESKO-s, u bë hapja e edicionit të 59 të Verës së Ohrit, ku për më shumë se një orë performoi violinistja britanike Vanesa Mej. Publiku e ktheu dy herë në skenë, ndërsa paraqitja e saj ishte mahnitëse për më shumë se 3 mijë mysafirët që ishin prezent. Regjisori Aleksandar Popovski në emër të artistëve nga vendi në mënyrë metaforike, bëri thirrje të hapet fronti kundër shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Ohrit.

Unë tani lexoj mish të egër, ndërsa ju dëgjoni ndërtime të paligjshme. Mishi i egër është besim se nëse dikujt i futet në fyt një qime, rreth rrënjës së qimes krijohet mish që nuk është i njeriut dhe që do rritet dhe do bëhet aq i madh sa ta shkatërrojë njeriun. Mishi patjetër të hiqet me thonj, ndërsa plaga të digjet me prush- tha Aleksandar Popovski, regjisor.

Porosi të njëjtë kishte edhe presidenti, Stevo Pendarovski.

Të kultivojmë respekt dhe përgjegjësi të madhe edhe për natyrën që na është besuar për ta ruajtur. Kjo sidomos ka të bëjë me trashëgiminë e pazëvendësueshme kulturore dhe natyrore të rajonit të Liqenit të Ohrit. Patjetër të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për ta ruajtur statusin e Ohrit si qytet i UNESKO-s- deklaroi Stevo Pendarovski.

Këtë vit në Verën e Ohrit marrin pjesë më shumë se 700 artistë, ndërsa publiku do mund të kënaqet në dhjetëra koncerte, ekspozita dhe shfaqe teatrale. Nga artistët e shumtë shqiptarë, më 27 korrik do të paraqitet Sihana Badivuku Hoxha me violinë. Më 30 korrik, sopranoja shqiptare Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiqi. Më 5 gusht Jonela Golemi me flaute dhe Merita Rexha Tërshana në piano. Festivali mbyllet më 20 gusht.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Korrik, 2019 20:22

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.