Haradinaj: Kam arritur ta orientoj dialogun në rrugën e duhur

Haradinaj: Kam arritur ta orientoj dialogun në rrugën e duhur

Kryeministri Ramush Haradinaj sot pasdite është takuar me strukturat e AAK-së në Viti. Në këtë takim, 200 anëtarë të rinj kanë aderuar në këtë parti.

Kryetari i AAK Haradinaj ka folur edhe  për proceset politike nacionale, i cili tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur.

Po ashtu ai tha se në mandatin e tij si kryeministër është arritur të bëhet Ushtria e Kosovës.

Haradinaj ndër të tjera përmendi edhe idenë e korrigjimit të kufijve, që sipas tij, kjo është në dëm të Kosovës.

Ndërsa, për liberalizimin e vizave, kryeministri pret që kjo të ndodhë brenda këtij viti, edhe pse ngriti si shqetësim largimin e të rinjve nga Kosova.

Banorëve të Vitisë iu premtoi se në Gërlicë do të ndodhë kyçja në autostradën rrugore.

Kryeministri përmendi edhe të arriturat në sektorin e ekonomisë, me disa ligje të krijuara për të bërë biznes.

Ndërsa, kryetari i degës së AAK në Viti Faruk Nura, tha se sot degës së AAK në këtë komunë, falë punës së madhe për shtetin e Kosovës që është bërë nga kryeministri Haradinaj, i shtohen 200 anëtar të rinj në Viti.

Për koincidencë, një prej të aderuarve ishte me emrin Baton Haxhiu.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 13, 2019 20:55
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.