Haradinaj: Sfidat e Maqedonisë janë inspirim për Kosovën

Haradinaj: Sfidat e Maqedonisë janë inspirim për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur gjatë Samitit Dixhital të Ballkanit Perëndimor në Shkup, prej nga ka përshëndetur kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev për marrjen e rekomandimit të pakushtëzuar, raporton Televizioni SHENJA.

Ai tha se kjo është dëshmi se sa mirë ka ecur Maqedonia në procesin e reformave. Sipas kryeministrit Haradinaj, megjithatë edhe Maqedonia ka pasur shumë sfida dhe ato do të jenë një inspirim për Kosovën.

Haradinaj e ka përgëzuar edhe Shqipërinë për vendimin për nisjen e negociatave për anëtarësim dhe mendoj se ky është një lajm i mirë për rajonin.

“Maqedonia ka treguar një partneritet korrekt në raport me Kosovën dhe ka shënuar progres të madh në përfshirjen e shqiptarëve. Si Kosovë jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë këtë partneritet, për të mirën e qytetarëve tonë”, ka thënë Haradinaj.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për gatishmërinë e treguar, sipas tij, për një komunikim efektiv ndërshtetëror. Gjatë takimit në margjinat e samitit, të dy kryeministrat u dakorduan që në takimin e parë të dy qeverive.  /SHENJA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 18, 2018 14:20

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
10°
20°
Tue
19°
Wed
20°
Thu
23°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE