Haradinaj: Ushtria do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve

Haradinaj: Ushtria do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve

NATO është e vendosur të mbrojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe nuk e vë në pikëpyetje misionin e saj për paqe në Kosovë. Ndërsa Kosova e merr vendimin për transformimin e FSK-s në Forca të Armatosura të Kosovës edhe me kushtin që ndokush kurrë nuk do të pajtohet me këtë vendim.

Kështu ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, ku ka dhënë detaje para ministrave të tij se çfarë ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas deklarimeve të këtij të fundit se nuk është koha e duhur për formimin e ushtrisë.

Ai tha se nga Stoltenberg nuk ka marrë deklarata nëse është ‘pro’ ose ‘kundër’ lidhur me shndërrimin e mandatit të FSK-s, por  la të kuptohet se megjithatë kishte marrë një mesazh, për atë se mund të pasojë shqyrtimi i raporteve të NATO-s me FSK-në, në një rast të tillë.

Haradinaj: Stoltenberg më tha se mund të shqyrtojnë marrëdhënien me FSK-në dhe jo me Kosovën

“Nuk e di pse po mbërrini tek një konkluzion ja kundër, ja për. NATO është e vendosur me e mbrojt paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe nuk e vë në pikëpyetje misionin e vet për paqe në Kosovë. NATO po ashtu, ka protokoll të marrëdhënies me FSK-n në mandatin e tashëm. ‘Nëse ju e ndërroni mandatin e FSK-s, neve na duhet me i shqyrtu marrëdhënien tonë si NATO me FSK-n’, ky është qëndrimi i NATO-s. ‘Arsyeja pse ne mund të na duhet me e shqyrtu, është që vendet anëtare të NATO-s kanë dhënë mendime të ndryshme për kohën, për datë e aspekte të tjera. Ai nuk po thotë që ‘jam për’, nuk po thotë ‘jam kundër’, ai nuk po hyn në këto detaje… Ju siguroj se kjo është e vërteta, nuk po e përmirësoj, nuk po e zbukuroj, nuk po e përkeqësoj”, tha kryeministri.

Kreu i ekzekutivit ka siguruar se Kosova nuk e thyen asnjë marrëveshje të saj me NATO-n. Teksa tha se është detyrë e institucioneve të Kosovës që të shpjegojnë të vërtetën për ushtrinë e Kosovës.

Ai tha se nuk presin uninamitet sa i përket transformimit të FSK-s në forca të armatosura.

Haradinaj: Edhe me kushtin që najkush kurrë s’pajtohet me këtë vendim, Kosova e merr këtë vendim

“Ne hala nuk jemi as aspirues për të hy në NATO, as nuk jemi kandidat, nuk kemi ndonjë protokoll që e thyejmë. Vendimi është sovran, është e drejtë e Kosovës. Edhe me kushtin që najkush kurrë s’pajtohet me këtë vendim, Kosova e merr këtë vendim… Është vendim i brendshëm. Kur dojmë me apliku për NATO atëherë na duhet vota e secilit, atëherë duhet me shku derë më derë em ua shpjegu çka është ushtria jonë”, tha ai.

Ai u shpreh se përkundër kësaj, do të kishte qenë shumë mirë që Kosova edhe sot të kishte përkrahjen e të gjitha shteteve, porse shtoi se megjithatë ku është vendim i brendshëm.

Ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të vazhdojë dialogu me Serbinë, pas masës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, kryeministri Haradinaj shprehu besimin se Kuvendi i Kosovës së shpejti do të votojë delegacionin për bisedime në Bruksel.

Haradinaj: Qeveria është pjesë e dialogut me Serbinë, vetëm pas marrëveshjes mund të hiqet taksa

“Unë mirëpres që Parlamenti ta miratojë një delegacion për dialogun. 4:49 Unë jam në dialog. Qeveria është në dialog, se Qeveria e shkruan librin e madh me krejt kapitujt sepse s’ka kush me e marrë tjetërkund, kush na e jep tjetërkush. Nuk ta huazon kurrkush një kontratë të tillë, na duhet me punu me e bë gati. Na me e marrë përkrahjen për të gjithë të tjerët dhe na me shku me e pyt Serbinë a është dakord për një kontratë të tillë me Kosovën. Ajo i gjen interesat e veta, atëherë mund të hiqet edhe taksa”, tha Haradinaj.

I pari i Qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe deklaratat e Serbisë se FSK po përgatitet për në veri, ku ka thënë se  kjo nuk është e vërtetë. Teksa shtoi se do të shkojë në çdo vend të Kosovës, për t’iu treguar serbëve që jetojnë në vend, se asnjëherë nuk kanë se për çka të frikësohen pasi që Serbia vetëm po i përdorë ata për viktimizim.

Kreu i ekzekutivit është kundërpërgjigjur ndaj deklarimeve të zyrtarëve të lartë serbë se Kosova ka luftëtarë në konfliktet në Siri. Ku ka përsëritur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, duke thënë se Kosova është prej vendeve të rralla në botë që ka një ligj të dedikuar kundër pjesëmarrjes së shtetasve të vet në luftëra të huaja dhe i ndjek penalisht. Teksa shtoi se Serbia ende i ka në lista të pagesave, mercenarët që luftojnë në Ukrainë dhe në Siri, kundër perëndimit dhe paqes.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës për autorizim lidhur me aprovimin e Deklaratës së Përbashkët për Strategji të re hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, projekt-rregulloren për Autorizim, rregulloren për përmbajtjen dhe mënyrën e menaxhimit të regjistrit të rregullave teknike. Në mbledhjen e sotme, Qeveria autorizoi ministrin e Financave për nënshkrimin e marrëveshjes financiare për projektin për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe ka miratuar “Protokollin shtesë numër 6 për Marrëveshjen për ndryshimin dhe pranimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Ndërsa kryeministri Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për pritjen shtetërore që do të organizohet më 14 dhjetor pas kalimit të Projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-s.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 20:06

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE