Harxhohen vaksinat kundër gripit në Maqedoni

Harxhohen vaksinat kundër gripit në Maqedoni

U harxhuan vaksinat e gripit gati në gjithë qytetet e Maqedonisë. Drejtorët e Qendrave të shëndetit publik për momentin janë në Ministrinë e Shëndetësisë ku mbahet mbledhje me qëllim të kërkojnë vaksina të reja. Për vetëm dy ditë që kur filloi vaksinimi kundër gripit, u harxhuan vaksinat në Qendrën e shëndetit publik në Veles.

“Po është saktë, u harxhuan vaksinat kundër gripit, ndërsa përmes “Termini im”, tashmë janë rezervuar. Shkojmë në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë të shohim se a do të ketë porosi të reja”, deklaroi për Nova, Toni Dimitriev, drejtor i Qendrës për shëndet publik në Veles.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit furnizoi 41.000 vaksina nga ku 28.000 janë pa pagesë për persona mbi 65 vjet me pension mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2018 20:16

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE