Hasani prezanton fakte, bien në ujë të gjitha akuzat ndaj tij

Hasani prezanton fakte, bien në ujë të gjitha akuzat ndaj tij

Edhe përskaj shpifjes së madhe jonjerëzore me qëllim për të më degraduar mua personalisht dhe për të njellosur gjithë atë punë që e bëmë ne si subjekt politik (BDI), për qytetarët dhe qytetin e Gostivarit, pata durim që deri më sot të mos reagoj me të vetmin qëllim që të lejmë institucionet kompetente që pa asnjë ndikim të zbardhin rastin e gjoja përfshirjes së vëllaut tim në aktivitete të ndaluara.
Por, duke vërejtur që ka tendenca të vazhdueshme për të përhapur në opinion këtë të pavërtetë, jam i detyruar të reagoj duke paraqitur fakte që dëshmojnë të kundërtën e tendencës që e pretendojnë disa subjkete minore politike në RMV.
Paraqes kontratën e shitëblerjes së automjetit nga vëllau imë. Në kontratë jepet dëshmi e qartë që vetura ishte shitur me datë 12.08.2019, ndërsa ngjarja ka ndodhur me datë 13.08.2019.
 
Ky dokument i verifikuar në noter, hedh poshtë akuzat e partive politike Besa dhe ASH, të cilët shihet qartë se pretendojnë të përfitojnë politikisht me çdo kusht edhe atëherë kur nuk kanë në dorë as edhe një dëshmi, por merren me postimet që bëhen nga profile të rrejshme te militanteve partiak.
Në fakt, nuk më habiti reagimi i subjketeve politike në fjalë, pasi jemi mësuar edhe ne edhe qytetarët e Gostivarit janë dëshmitar që këto subjkete nuk gjejnë forma dhe mënyra për të shpifur dhe njollosur me qëllim përfitimi i pikëve politike. Faleminderoj veçmas subjektin politik, ASH, nga që me këto shpifje, akuza dhe me mënyrën kriminele të udhëheqjes me këtë pushtet të vogël që kanë, na japin kurajo edhe më të madhe që të vazhdojmë aktivitetin politik në BDI, për të vazhduar demaskimin, injorancën, hipokrizinë dhe mosaftësinë e tyre për të udhëhequr me pushtetin lokal.
Kur flasim për rastin, nëse do të kishte pretendim për ta fshehur, i njëjti rast nuk do të bëhej publike në raportin zyrtar të Policisë, dhe nuk qëndron aspak akuza e ASH që rasti po mbahet i fshehur. Me shpifje të tilla nuk mund të bindin as militantët e tyre partiak, e lëre më opinionin publik.
Për fund, përgëzoj punën e organeve të rendit që rreth rastit nuk kanë vepruar në mënyrë selektive, njëkohësisht inkurajoj MPB që të zbardhin rastin deri në fund, dhe njëkohësisht të vazhdojnë me punën e tyre për të luftuar kriminalitetin pa marrë para sysh se nga kush po bëhet.
Me respekt, Bashkim Hasani.
Në vijim, kopja elektronike nga kontrata e notarizuar e shitëblerjes.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 20, 2019 18:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA