Hazard: E kam marrë vendimin për të ardhmen

Hazard: E kam marrë vendimin për të ardhmen

Ylli belg pritet t’i jap lamtumirën Bluve pas përfundimit të sezonit të Premier Ligës.

Eden Hazard mbylli sezonin e shtatë me Chelsean dhe e ardhmja e tij është La Liga. Belgu do të transferohet te Real Madridi në verë. “Los Blancos” duhet të gjejnë akordin financiar me klubin anglez, ndërsa 28-vjeçari do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në Santiago Bernabeu.

“E kam marrë vendimin tim, që nuk ka lidhje vetëm me mua. Ia kam bërë të qartë klubit përpara disa javësh”, tha Hazard. “Dëshiroja që kjo gjë të sqarohej më herët, por nuk ndodhi. Po pres, ashtu siç po presin edhe tifozët”.

“Lajmet për largimin tim nuk më kanë shpërqendruar kurrë. Kemi finalen e Ligës së Evropës për të luajtur. Kur je në fushë mendon vetëm për topin dhe për të dhënë më të mirën. Unë përpiqem të fitoj ndeshjet dhe nuk e lodh trurin me gjëra të tjera”, komentoi Hazard.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 13, 2019 21:09

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...