Hekuran Duka i Dibrës së Madhe

Hekuran Duka i Dibrës së Madhe

Nga Azgan HAKLAJ – President i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar.

Thirrje! Unioni Artisitik i Kombit Shqiptar i ban thirrje Dibrës së Madhe: Votoni për vazhdimësinë: Maqedonia e Veriut në BE. Njeriu i duhur Hekuran Duka, përfaqësues i BDI-së.

Ashtu si Malësia e Madhe e Ded Gjon Lulit edhe Dibra e Madhe e Gjergj Kastriotit do të përcaktojë qartë vendimin për mbështetjen dhe votimin plebishitarë për Hekuran Dukën dhe BDI-në.

Dibra e Madhe do të nderojnë historinë e saj të lavdishme si një nga kryeqendrat e patriotizmit shqiptar.

Zhvillimet politike në Maqedoni deshmuan rritjen e fuqisë së faktorit Shqiptar, ku protagoniste ishte BDI e Ali Ahmetit e tashmë shqiptarët njihen si popull shtetformues, e me tej si faktor vendimtar në orientimin politik të Maqedonisë së Veriut.

Ata zyrtarizuan Gjuhën Shqipe që ka folur Gjergj Kastrioti dhe Hyjnorja Nanë Tereza.

Shqiptarët treguan forcë, vizion, durim e qetësi në ruajtjen e balancave etnike të kësaj Republike e cila falë intuitës largpamëse të liderit Ali Ahmeti është anëtare e NATOS dhe kandidate për antarësim në BE prandaj i japin Dibrës së Madhe një simbolikë krejt të veçantë dhe e bajnë fitoren e kandidatit Hekuran Duka të BDI-së një domosdoshmëri politike e patriotike.

Dibra i ka dhanë në shekuj Kombit Tonë armët e pathyeshme, qëndresën e pamposhtur e mendjen e ndritur.

Me Kollosin e Lirisë Gjergj Kastriotin i dha Atdheut Epopenë më të ndritur, Arkitektin e Nëntorit të Parë të Pavarsisë dhe themeluesin e Shtetit Arbërorë.

Besëlidhja e 9 maleve të Dibrës është themeli i qëndresës kundër okupatorëve sllavo- turq të cilët për shekuj me radhë u dyndën me hordhitë barbare në këto treva dhe thyen kokën në bedenat e Kalasë së qëndresës.

Në vitin 1844 Dibra u shqua në përballjen me ekspeditën e Harejdin Pashës.

Qëndresa epike e Dibrës e udhëhequr nga Sheh Mustafa i Zerqanit eshtë memorizuar në vargjet lapidare:
“Gjithë këto vorre kush na i bani
Dibra vogël e Sheh Zerqani”.

Kur ushtria e Harejdin Pashës hyn në Grykë të Radikës Sheh Mustafa organizon krerët dibranë me në krye flamurtarin Cen Leka në fushë të Gjoricës.

Pashai turk i sheh me neveri e përçmim Cen Lekën dhe shokët e tij kur i shkojnë për bisedime.

Ai mendon se mund ti nënshtrojë e ti blejë lehtë me ato opinga të grisura dhe u premton shuma të mëdha.
Populli e ka gdhendur në këngë aktin burrëror, krenar, qëndrestar e të pamposhtur:
“Harejdin Pasha more hajvan
S’shitet Ceni me alltan
Se thyej besën që kam dhanë”.
Cen Leka i quajtur ndryshe “Burri i Dheut” vritet bashkë me djalin Zenelin dhe 75 luftëtarë trima.
Luftimet bahen të ashpra.
Debranët qëndrojnë të pamposhtur në Istikame.
“Kush udhëheq tek Istikami
Hazis Dema e Sheh Zerqani”.
Ahmet Leka len dasmën e tij dhe shkon në betejë ne krah të shokëve dhe bie heroikisht.
Akti i tij sublim është përjetësuar në vargjet;
“Ahmet Leka la një nam
U ba dhandërr në Istikam”.
Qëndresa heroike e dibranëve shpartallon ushtrinë turke.
Ky shpartallim pershkruhet bukur nga populli;
“Harejdin Pasha ku e ke lanë ushtrinë
N’Dibër të Vogël basa mi kanë gri
Jo me pak se 12 mijë
Kanë mbetë në Istikame
E n’vorre s’kanë hi”.

Dibra i ka dhanë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ideatorin, konstruktorin, donatorin, korifeun e saj Iliaz Pashë Dibrën, i cili ishte frymëzuesi i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Dibra e Madhe kësaj rradhe do të votojë kandidatin e BDI-së Hekuran Duka sepse përfaqëson politikën e rrugës Euroatlantike të Maqedonisë së Veriut e cila u arrit falë qëndresës së palëkundur të Strategut të luftës dhe arkitektit të paqes Ali Ahmeti, përballë qarqeve anti-përendimore, filoruse e konspiracioneve neo-otomane.

Fitorja e BDI-së dhe e Hekuran Dukës është fitore për të gjithë shqiptarët kudo ku ata janë, në shumicë e pakicë.
Është fitore e politikës vizionare, pro përendimore e kombëtare.

Është triumfi i Ali Ahmetit që i ka fituar të gjitha betejat me kostumin e gjeneralit apo të politikanit.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar Ju ban thirrje burrave dhe grave, studentëve, rinisë së Dibrës së Madhe të dalin masivisht në votime dhe në mënyrë referendare të zgjedhin si Qytetar të Parë njeriun e duhur Hekuran Dukën.

Votoni për vazhdimin e projekteve të Ruzhdi Latës.
Votoni për Rrugën e Maqedonisë drejt BE pas anëtarësimit në NATO.

Votoni për flamurin Kuqezi.
Pas Pranverës Tuziane e ka radhën Pranvera Dibrane.
Bashkimi është forca e Dibrës dhe Atdheut.
Votoni kandidatin e BDI-së Hekuran Dukën nr 1.
Votoni BDI-në.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 11, 2019 19:31

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.