Hekuran Duka viziton afarizmin Dibran

Hekuran Duka viziton afarizmin Dibran

Në këtë mëngjes, të ditës së sotme, nën shoqërimin e të rinjve, kandidati nga radhët e BDI për kryetar komune në Dibër d-r Hekuran Duka, vizitoi bizneset në qytet, ku pati rastin të ndëgjojë hallet e tyre dhe të shpalosë idetë dhe vizionet për këtë kategori të rëndësishme të qytetit. Afaristët bashkëbiseduan dhe kërkuan mbështetje si ne aspektin infrastukturor, ashtu edhe në atë teknik, me ç’rast morën garancë nga d-r Hekuran Duka se do të jetë në krah të tyre në çdo aspekt. Pasi kundërkandidati, në kundërshtim me luftën e madhe që bëri në tentativën e parë në zgjedhjet e kaluara, ku mohonte gjiçka nga punët e ish kryetarit, tani e ka ndruar strategjinë duke i pranuar ata që kundërshtonte, por duke ia mveshur si sukses individual, ish kryetarit Lata, ku sigurisht nuk harohet impenjimi i madh personal i tij, angazhim që nuk do ti mungojë as Hekuranit, si mbështetje nga diaspora, dhe nga të gjithë pasi i besojnë dhe e mbështesin. Me këta autogola që bën tentuesi për herë të dytë haron se nuk kemi të bëjmë me kandidatë të pavarur, por BDI-ja qëndron fuqishëm dhe seriozisht në mbështetje të Hekuran Dukës. Ne vazhdojmë me punë, dhe mbështetja si nga banorët ashtu edhe nga qeveria janë evidente. Flaka

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 13, 2019 18:47
Loading...