Holanda e përpiloi qëndrimin për Shqipërinë dhe RMV-në

Holanda e përpiloi qëndrimin për Shqipërinë dhe RMV-në

Në mbledhjen e Komitetit për çështjet evropiane në parlamentin e Holandës, është kërkuar që në procesin e marrjes së datës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), Shqipëria të ndahet nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe të trajtohen ndaras.

Megjithatë, për këtë kërkesë nuk do të vendoset veto nga ana e Holandës.

Holanda nuk do të vendos veto as ndaj vendimit të shteteve anëtare të BE-së për nisjen e negociatave me të dyja shteteve qysh në tetor.

Përfundimi i debatit do të kalojë si qëndrim i përbashkët i partive parlamentare në Holandë.

Gjatë mbledhjes së Komitetit, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës i ka përsëritur qëndrimet se:

  • Shtetet kandidate duhet t’i përmbushin kushtet e parashtruara para nisjes së procesit negociues,
  • Holanda përshëndet të përparimin e shteteve kandidate, por  vlerësimi duhet të bëhet në bazë të arritjeve,
  • Përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës ndërmjet RMV-së dhe Greqisë, si shembull për zgjidhjen e çështjeve tjera rajonale,
  • Që duhet të vazhdohen lëndët e Prokurorisë Speciale Publike dhe ka përshëndetur tranferimin e tyre në Prokurorinë Themelore Publike,
  • Kyçe është miratimi i Ligjit që do të garantojë Prokurori Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të pavarur,
  • Shqipëria duhet të bëjë përpjekje shtesë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 11:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA