Hoti tregon për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Gjendja Shëndetësore e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është shumë e mirë. Një gjë të tillë e ka pohuar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në emisionin “Intervistë me Blerimin” në RTK 1.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë. Jemi në konsultime të vazhdueshme dhe po thuajse ditore. LDK ka një strukturë të konsoliduar të veten, prej kryesisë së partisë deri te strukturat e tjera, prandaj gjithçka funksionon në ritmin e zakonshëm. Jemi në konsulta të vazhdueshme me kryetarin për të marrë mendimin përfundimtar të tij për vendimet që i bëjmë si parti opozitare gjatë këtyre muajve. Po përgatitemi për zgjedhjet e reja në vend dhe besoj se kryetari shpejt do të kthehet për t’u bashkuar dhe për të udhëhequr ekipin për zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Hoti. Ai e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në LDK, duke thënë se zgjedhjet e rregullta janë paraparë të mbahen në maj të vitit 2019.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 22:44

Publicitet


Moti sot
28°
25°
Mon
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu