Hoxhaj: PDK-ja do të punojë pa u kursyer për qytetarët edhe në opozitë

Hoxhaj: PDK-ja do të punojë pa u kursyer për qytetarët edhe në opozitë

Enver Hoxhaj, anëtar i PDK-së, ka thënë se PDK do të punojë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re.

“Dua të shpreh falënderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani”.

“Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet.Urime të gjithëve dhe të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, ka shkruar Hoxhaj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA