Huawei thekson se telefonat ende po prodhohen me kapacitet të plotë

Huawei thekson se telefonat ende po prodhohen me kapacitet të plotë

Këto ditë kanë filluar të shfaqen raporte të shumta për atë se Huawei e ka reduktuar një pjesë të linjës së vet prodhuese të telefonave në fabrikën Foxconn. Megjithatë, nuk kishte asnjë informacion nëse ky është një vendim i përhershëm apo i përkohshëm derisa situata me ndalesën amerikane të zgjidhet, raporton GSMArena.

Tani zyrtari i Huawei vuri në dukje se këto pretendime janë të pasakta dhe se niveli i prodhimit është krejtësisht normal dhe i pandryshuar në çdo fushë.

Ka pasur shumë spekulime jashtë Kinës sa i përket ndikimit në shitjen e telefonave të rinj dhe çmimeve të tyre, pas njoftimit se Huawei ishte vendosur në listën e zezë amerikane. Shumica e raporteve sugjerojnë se shitjet kanë rënë dhe se çmimet në treg janë ulur ndjeshëm, gjë që e vështirëson azhurnimin e përdoruesve ekzistues. Si të tilla, raportet se prodhimi është reduktuar dukeshin kredibile dhe jo shumë befasuese.

Megjithatë, analizat e fundit kanë treguar se popullariteti i Huawei nuk është zvogëluar dhe as nuk është kërcënuar, por është pothuajse e sigurt se gjigantit kinez tani do t’i duhet më shumë kohë në synimin për ta arritur Samsungun në vendin e parë të prodhuesit të telefonave.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 7, 2019 22:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...