Hynë ilegalisht në Bularat, arrestohet ekstremisti Karathanos me dy të tjerë

Hynë ilegalisht në Bularat, arrestohet ekstremisti Karathanos me dy të tjerë

Pas ceremoniste mortore të 35 vjecarit Kostandin Kacifa te ardhurit nga Greqia mes tyre edhe ekstremistet e “Agimit te Arte” u larguan drejt vendit fqinj. Per pak minuta ne hyrje te fshatit Bularat u krijua radhe e gjate mjetesh.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë identifikuar afro 10 persona të cilët kanë hyrë në vendin tonë ilegalisht, mes tyre edhe mbështetës të “Agimit të Artë”  te cilet do te procedohen per kalimin e paligjshem te kufirit.

Por nderkohe per Vizion Plus u be e ditur se 3 ekstremiste te Agimit te Arte jane arrestuar nga policia shqiptare per kalim ilegal te kufirit. Mes tyre eshte Babis Karathanos, emer i njohur per veprimtarine e tij antishqiptare. Mesohet se Karathanos nuk eshte lejuar te futet ne kufi por duket se ai ka zgjedhur kalimin e paligjshem te kufirit per te mos munguar ne varrimin e Kacifas. Jo vetem kaq por Karathanos ishte gjate gjithe kohes njeriu qe inicionte thirrjet antishqiptare te pjestareve te Agimit te Arte para ceremonise mortore ne qender te fshatit Bularat. Karathanos eshte emer i njohur per policine shqiptare pasi edhe ne incidente te tjera me karakter te tille nacionalist ne disa zone minoritare si Himara, ai ka qene shume aktiv.

Qindra qytetarë grekë udhëtuan gjatë gjithë natës nga vendi fqinj drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në varrimin e kacifas, por 46 persona te njohur si ekstremiste nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri.Ndërkohë mësohet se policia ka proceduar 2 shtetas greke për tubim të paligjshëm.

Uniformat blu kontrolluan edhe autobuzët që kishin sjelle shtetasit grek për të gjetur banderolën e madhe që u hap gjatë ceremonisë mortore.

Ekstremistët mbanin të veshura bluza ku shkruhej “Vorio Epir’. Ndërkohë, qindra grekë të tjerë të cilët u futën në shqipëri me autobuzë janë kontrolluar imtësisht në kufi.

Policia shqiptare kishte marre masat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar. Agjentë civile dhe FNSH ishin stacionuar në Kakavijë që prej ditës së mërkurë.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës sekuestroi disa sendet që iu gjetën 4 shtetasve greke, kapuçe të zinj dhe materiale të tjera që  përmbanin shkrime ekstremiste. Në to shkruhet: “Brigada greke” dhe “Territor  etnik”.

Por edhe autoritetet greke kishin marre masa per ndalimin e ekstremisteve. Qeveria e Athines i kërkoi  qytetarëve të saj të tregonin vetëpërmbajtje

Ministria e jashtme greke dhe ministria e mbrojtjes së qytetarit bashkëpunuan për të shmangur cdo incident të mundshëm në Bularat.

Autoritete ngriten postblloqe në fshatin Kallpaqi afër pikës së kalimit kufitar të kakavijës me qëllim përforcimin e kontrolleve e shmangjen e incidenteve.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 19:55

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE