Hyni virtualisht brenda shpellës bukuroshe të Gjenovicës përmes 3D teknoogjisë

Hyni virtualisht brenda shpellës bukuroshe të Gjenovicës përmes 3D teknoogjisë

Në suaza të projektit “Fuqizimi i aktorëve lokal për hulumtim dhe konservim të shpellës Bukuroshja”, në fshatin Gjenovicë të Gostivarit,  e finansuar nga Unioni Evropian përmes Programit për përmirësim të menaxhimit të zonave të mbrojtura, të cilën e implementon UNDP dhe bartës Klubi Speleologjik Korabi, krahas mostrave, rezultatet nga analizat geologjike dhe mikrobiologjike, është lansuar inçizimi topografik laserik i shpellës përmes 3D teknoogjisë, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka 

Për adhuruesit e natyrës dhe shpellave, të cilët janë kureshtarë të njihen me brendinë e shpellës bukuroshe, përmes këtij animacioni 3D, u mundësohet që ta “vizitojnë” shpellën në opsionin virtual.

Shpella bukuroshe ndodhet brenda inçizimit 3D që mund ta shihni nëse klikoni në këtë link.

Në suaza të projektit, për speleologët dhe adhuruesit e shpellave u përgatit Udhëzuesi mbi teknikat dhe veglat të cilat përdoren në këtë shkencë, i përpunuar nga shkencëtarët italianë dhe i miratuar nga Federata Italiane e speleologëve.

Projekti përfshiu edhe trajnimin e speleologëve lokalë, ku zbatuesit e projektit, Klubi speleologjik Korabi dhe Komuna e Gostivarit, ftuan studiues të njohur botërorë nga Italia nga shoqata “Persefone”, për të realizuar trajnimin.

Pjesëmarrësit kanë ndjekur trajnime intensive ushtrime praktike dhe ligjërata për hulumtimin e llojeve endemike, bio-speleologjike dhe hulumtimin gjeologjik dhe incizimin laserik topografik 3D laser të shpellës Bukuroshja, e cila ndodhet në malet mbi Gostivarin në afërsi të fshatit Gjenovica.

Fillimi i hulumtimit të shpellës së fshatit Gjenovicë u nis në vitin 2015.  Shpella e Gjenovicës paraqet një prej resurseve më të bukura natyrore në territorin e Komunës së Gostivarit, dhe është hera e parë pas pavarsisë së Maqedonisë që në mënyrë të organizuar dhe me profesisonistë që po hulumtohet.

Partnerë në realizimin e projektit janë Ministria e ambientit jetësor dhe pushteti lokal në Gostivar. Flaka

SHIKONI ANIMACIONIN 3D

LEXO: 

Trashëgimia natyrore dhe shpellat ne Maqedoni u promovuan në Itali

Driton Zenku
nga Driton Zenku Tetor 9, 2019 07:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA