I akuzuari Leko Ristoski në spital, anulohet seanca për rastin “Titanik”

I akuzuari Leko Ristoski në spital, anulohet seanca për rastin “Titanik”

Për shkaqe shëndetësorë të njërit nga të akuzuarit në rastin “Titanik”, anulohet seanca e sotme për të vazhduar të premten, më 31 Maj. I pandehuri Leko Ristoski, mungoi në sallën e gjykatës, për shkak se siç tha avokati ti tij, ai i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik pesë ditë më parë dhe aktualisht gjendet për kurim në spital.

Rasti “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezentohen rreth 5.900 dëshmi materiale të propozuara nga Prokuroria Speciale.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminal, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 27, 2019 11:17
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.