I riu nga Kalishti i Gostivarit pjesë e ekipit të Shkëndisë në kategorinë U19

I riu nga Kalishti i Gostivarit pjesë e ekipit të Shkëndisë në kategorinë U19

18 vjeçari Albert Salmani nga fshati Kalisht të Gostivarit është bërë pjesë e ekipit të futbollit “KF Shkëndia” Ai karierën e tij në futboll e ka nisur në Bolzano të Italisë ku ka luajtur në ligën e 4 të futbollit për ekipin “USD SALORNO”, per 7 vite me radhë dhe ka tregon talent në futboll. Më pas vazhdon në ekipin “MEZZOCORONA”, në Bolzano të Italisë. Vijuan kërkesat e shumta pasi që ekipet kanë parë talentin e ti në futboll. Kështu, e la ekipin e “MEZZOCORONA”, dhe vazhdoi në të njejtin qytet në Itali të luaj për “FC SUEDTIROL”.
 
 I rritur larg vendlindjes Alberti nuk dëshironte që kariera e tij në futboll të jetë sukses i një ekipi Italian, por me dëshirë se një ditë do të jetë pjesë e ndonjë ekipi shqiptar. Ëndrra e Albertit u realizua. Ai tani është pjesë e ekipit të Shkëndijës dhe ka luajtur lojën e parë në kategorinë e tij kundër ekipit të Renovës me çka ishte edhe golashënuesi që vulosi fitoren e ekipit të tij. Ai premton se nuk do të ndalet, dhe plani i ti është suksesi i Shkendijës.
Nevrij Ademi\ FLAKA

 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Shkurt 11, 2019 12:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.