IFIMES: 67,3% PO për antarësim në BE dhe NATO me pranim të Marrëveshjes mbi emrin, 16,4% JO

IFIMES: 67,3% PO për antarësim në BE dhe NATO me pranim të Marrëveshjes mbi emrin, 16,4% JO

Instituti Ndërkombëtar i Sllovenisë për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike “IFIMES” nga Lubjani publikoi një anketë mbi referendumin në Republikën e Maqedonisë në terren nga 1 deri në 10 shtator në një mostër prej 1,218 të anketuarve, përcjell FLAKA.

Në pyetjen nëse e përkrahni hyrjen e Maqedonisë në BE, 83.2 përqind e popullatës janë përgjigjur me “po”, ndërsa 6.9 përqind kanë qenë kundër dhe 9.9 përqind kanë thënë se nuk kanë qendrim.

A e përkrahni hyrjen e Maqedonisë në NATO? 78.4% e të anketuarve janë përgjigjur po në këtë pyetje, 9.3% janë përgjigjur me JO, dhe 12.3% kanë thënë se nuk kanë qëndrim.

Në pyetjen nëse jeni për antarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë? 67.3 për qind janë përgjigjur PO, 16.4 për qind me JO, dhe 10.3 për qind kanë thënë se nuk kanë qendrim.

63.6 për qind kanë thënë se do të merrnin pjesë në referendum, 17.4 për qind se nuk do të merrnin pjesë, ndërsa 19 për qind se nuk kanë asnjë qëndrim mbi këtë çështjen.

Në anketë, IFIMES trajtohet edhe Presidentin Gjorgje Ivanov nëpërmjet pyetjes për vlerësimin e punës së tij. 9.4 përqind vlerësuan pozitivisht punën e tij, 74.2 negativisht dhe 16, 4 kanë thënë se nuk kanë pozicion. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 22:24

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE