Imami: Kryetari duhet të largohet kur humb zgjedhjet, votëbesim në çdo kohë

Imami: Kryetari duhet të largohet kur humb zgjedhjet, votëbesim në çdo kohë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë, ku është diskutuar për ndryshimet në statutin e kësaj force politike. I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe kritiku i Bashës, Arben Imami.

Ish-ministri i Mbrojtjes ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes duke ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij përsa i përket qëndrimit të kryetarit në rast të humbjeve të zgjedhjeve.

“Nëse humb zgjedhjet kryetari duhet të largohet”, u shpreh Imami. Në lidhje me mandatin e Kryetarit, ish-ministri i mbrojtjes me ironi nënvizoi se edhe vetë Lulzim Basha ende nuk ka një qëndrim të vetin për këtë çështje.

“Ky është problemi, pasi vetë kryetari nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me kohëzgjatjen e mandatit. Unë personalisht nuk jam për zgjedhje çdo dy vite, por mendoj se në rast problemesh politike, mund të kërkohet votëbesim më në çdo periudhë, ashtu siç është përshkruar në mënyrë mjaft të saktë nga drafti Harxhi-Kulluri”, tha Arben Imami.

Imami theksoi se nuk kishte mbetur i kënaqur nga propozimet për ndryshime, të Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, pasi nuk sanksiononin disa ndryshime të domosdoshme për Partinë Demokratike.

“Ndryshimet e paraqitura nga unë më herët, nuk ishin pasqyruar në këtë projekt-statut, kjo pasi nuk janë trajtuar çështjet thelbësore të organizimit të Partisë Demokratike. Unë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit, pasi humb zgjedhjet, si dhe ngritjen e një bordi për administrimin e financave të Partisë. Kjo e fundit është mjaft e rëndësishme, pasi të gjithë duhet të dinë se si dhe pse përdoren paratë e Partisë”, u shpreh Imami.

14 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 14, 2018 22:27

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
-2°
-4°
Tue
-3°
Wed
-1°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE