Incident në një çerdhe në Butel të Shkupit, prindërit nxjerrin armët

Incident në një çerdhe në Butel të Shkupit, prindërit nxjerrin armët

Një incident mes dy prindërve është regjistruar gjatë ditës së djeshme në hapësirat e çerdhes “11 Tetori” në Komunën e Butelit.

Sipas policisë në këtë incident janë përfshirë dy persona Z.XH dhe B.Z, të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake para fëmijëve dhe të punësuarve janë zënë në mënyrë verbale, ndërsa më pas njëri prej tyre ka nxjerr armën e zjarrit ndërsa tjetri një thikë.

Fëmijët dhe edukatoret sipas policisë në atë moment të shqetësuar janë shtrirë në tokë për shkak se janë ndjerë të pasigurt për jetën e tyre.

MPB njofton se ka arrestuar personin Z.XH tek i cili është gjetur armë zjarri, ndërsa personi tjetër B.Z është larguar në vendin e ngjarjes, por pas aktiviteteve të marra është arrestuar edhe ai.

Nga policia shtojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Shtator 12, 2018 15:25

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE