Informatë për testin e maturës shtetërore nga lënda e “biologjisë” në gjuhën shqipe

Informatë për testin e maturës shtetërore nga lënda e “biologjisë” në gjuhën shqipe

Qendra shtëtërore e provimeve ju informon se në testin nga lënda mësimore e Biologjisë në gjuhën shqipe, në kuadër të maturës shtëtërore, ka ndodhur gabim teknik I paqëllimshëm i cili nuk ndikon në rezultatin e maturantëve. Testi nga Biologjia është identik në të tre gjuhët (gjuhë maqedone, shqipe dhe turke). Detyrat e dhëna në test, përgjigjet e sakta dhe {elësi sipas të cilëve vlerësohen detyrat janë identike.

Vetëm në faqen 9 ka ndodhur gabim teknik i paqëllimshëm gjatë shënimit të pikëve të cilat i përkasin detyrës 31 (është shkruar 1 pikë, në vend të 3 pikëve) dhe detyra 32 (është shkruar 1 pikë, në vend të 4 pikëve). Këta dy numra nuk ndikojnë as në përmbajtjen e pyetjeve, as në përgjigjet e sakta të detyrave. Përgjigjet plotësisht të sakta të nxënësve do të vlerësohen në mënyrë përkatëse, maksimum 3 gjegjësisht 4 pikë.

Qendra shtetërore e provimeve iu kërkon falje maturantëve për shkak të gabimit teknik dhe iu garantojmë se ky gabim aspak nuk do të ndikojë në rezultatin e tyre nga lënda mësimore e Biologjisë në gjuhën shqipe.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 22:55
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.