Iniesta zbulon arsyen e largimit

Iniesta zbulon arsyen e largimit

Futbollisti spanjoll, Andres Iniesta, ka bërë të ditur se po largohet nga Barcelona shkaku i vështirësisë që të kontribuojë për klubin ashtu siç kishte kontribuuar më parë.

“Po largohem sepse e ndjej sikur duhet ta bëj këtë”, tha Iniesta në një intervistë për Onda Cero dhe programin “El Transistor” të Radio Marca.

“E kuptoj që do të ishte e vështirë që ta jap atë që e kam dhënë deri tash në nivel fizik dhe mendor”.

“Po largohem me ndjenjën që kam qenë i rëndësishëm dhe i dobishëm, dhe që kam pasur një stinor shumë të mirë, duke fituar tituj”.

“Nuk do të doja që ta përjetoja ndonjë situatë jokomode te ky klub. Mos të mahitemi me veten, koha është tani kundër meje”.

“Ky klub kërkon shumë, madje më shumë se që njerëzit mendojnë. Do të doja që të zgjaste përgjithmonë dhe që të mund të thosha se mund të largohem vitin tjetër, por kjo është një gënjeshtër”.

“Nënshkruam një kontratë të përjetshme sepse klubi e dinte që nuk do të qëndroja as edhe një sekond nëse nuk do të ndjehesha 200 pëqind”.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 22:49

Publicitet


Moti sot
25°
25°
Sat
26°
Sun
24°
Mon
16°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE