Inovacionet dhe zgjerimi teknologjik, 2.5 mln euro grande nga Banka Botërore dhe biznesi

Inovacionet dhe zgjerimi teknologjik, 2.5 mln euro grande nga Banka Botërore dhe biznesi

Janë nënshkruar marrëveshje për dhënien e grandeve bashkëfinancuese të zgjerimit teknologjik.

Fituesit janë nga shumë sektorë, si për përpunimin e metaleve, energjisë elektrike, industrisë ushqimore dhe prodhimin e mobileve. Fondi pret që projektet të kontribuojnë në industrializimin më të madh në vend dhe zgjerimin teknologjik.

“Vëllimi total i investimeve, me të cilin sot nënshkruam kontrata, arrin në 2.5 milionë euro. Një milion euro janë fonde të siguruara nga qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe një dhe gjysmë milion euro, fonde nga sektori i biznesit”,- theksoi drejtori i Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik, Jovan Despotovski.

Nga Banka Botërore thonë se është shumë e rëndësishme për Maqedoninë që të përshpejtojë rritjen ekonomike në mënyrë që të arrijë standardet evropiane.

“Ne besojmë se inovacioni është shtylla kryesore që do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni”,- u shpreh përfaqësuesi i Bankës Botërore në Maqedoni, Marko Mantovanelli.

Në periudhën e ardhshme projektet do të mbështeten edhe me 7.5 milion euro. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 19:44

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE