Integrimi euro-atlantik, Arsllani: Nga viti 2020, si vrimë e zezë në Ballkan do të mbetet vetëm Serbia

Integrimi euro-atlantik, Arsllani: Nga viti 2020, si vrimë e zezë në Ballkan do të mbetet vetëm Serbia

Ky vit dhe ato që do pasojnë, do të jenë vendimtarë në konceptin e konfiguracionit gjeostrategjik dhe të sigurisë së shteteve të Ballkanit, nën ombrellën e NATO-s, kështu vlerëson në një prononcim për platformën online të gazetës Koha, analisti Ismail Arsllani, duke folur për një “Ballkan të dobët që e bënë të fuqishëm Rusinë”.

“Me aderimin e Malit të Zi në NATO dhe përgatitjeve që po bëhen për anëtarësim të Maqedonisë në këtë strukturë globale të sigurisë në vitin 2020, në këtë fazë do rrumbullakohet projekti për Ballkanin në NATO, duke pasur parasysh edhe Kosovën, e cila, në njëfarë dore, është nën protektoratin e saj, ndërsa Serbia në këtë fazë të kujtesës së freskët të bombardimeve nga aleatët e NATO-s, as që pretendon një gjë të tillë”, deklaroi për Koha, analisti Ismail Arsllani.

Sipas tij, një qasje e këtillë e penetrimit të NATO-s në Ballkan, sidomos me bazat e saj në Bondsteel, si dhe me hapërimin “e papritur” të Maqedonisë drejt saj, pas rrëzimit të regjimit diktatorial e prorus të Gruevskit, nervozizmi i Putinit po merr një shkallë të vlimit, dhe në pamundësi që të ofrojë diçka konstruktive, për opinionin e brendshëm, por edhe atë të jashtëm, në funksion të riafirmimit të tij si faktor botëror, ka zgjedhur opsionin e konflikt-nxitjes dhe trazirave në Ballkan, me oferta të ndryshme të leverdishme ndaj ndonjë lideri që ende ka mbetur me konstruksion të vjetër retrograd mental.

“Nga viti 2020, si vrimë e zezë në Ballkan do të mbetet vetëm Serbia, e vetmja aleate ruse që do përpiqet të destabilizojë këtë zonë ende shpërthyese, ndonëse gjoja ka marrë rrugën për integrim në BE, në pako me Maqedoninë dhe Malin e Zi, nga vitet 2026-2028”, thekson arsllani. (Koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 7, 2019 20:02
Loading...

PUBLICITET