Intensifikohen aktivitetet për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s dhe mbrojtjen e rajonit të Ohrit

Intensifikohen aktivitetet për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s dhe mbrojtjen e rajonit të Ohrit

Një grup i përzier qeveritar i kryesuar nga ministri pa resor i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi sot mbajti takime me përfaqësuesit e komunave të Ohrit dhe të Strugës për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyroro-kulturore në rajonin e Ohrit.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takimet me kryetarët e Komunave, Konstantin Georgievski dhe Ramiz Merko dhe shërbimet komunale janë shqyrtuar versionet e punës për Planin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore dhe Vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor, dy procese kyçe për mbrojtjen shumëvjeçare të trashëgimisë kulturore.

Në takimet është debatuar rreth zonave kritike, regjimet e mbrojtjes, si edhe kornizën e përkohshme për harmonizim dhe Planin dhe miratimin e tij final.

“Nga ekspertët e jashtëm të cilët e përpunojnë Vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor ishte porositur qëllimet e Planit të fokusohen drejt urbanizimit të kontrolluar, përforcimin e kapaciteteve drejtuese të institucioneve kompetente, mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, ngritjen e vetëdijes dhe edukimit, si edhe funksionalitetin e rritur ekologjik në bregun e liqenit”, thuhet në kumtesë.

Në takimet e punës, krahas komunave kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrive të Kulturës dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Entit dhe Muzeut Ohër dhe Parkut Nacional Galiçicë. Gjatë periudhës së ardhshme, ekspertët e mjedisit jetësor dhe kulturës vazhdojnë me ndërtimin e Projekt-planit për menaxhim, për të cilin paraprin edhe procesi i konsultimeve publike. .

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 19:31

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...