Intermezzo, Ohri qyteti që ndan dy shtete

Intermezzo, Ohri qyteti që ndan dy shtete

Ohri është qytet i cili ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë pranë liqenit me të njëjtin emër dhe ka diku rreth 50.000 banorë.

Qyteti i Ohrit është i vendosur në brigjet veri-lindore të Liqenit të Ohrit. Ai shtrihet sipër dhe rreth dy kodrave kryesore, atë të kalasë dhe atë të Debojit.

Ndërsa qyteti sot është i përhapur edhe në fushat pjellore në veri, veri-lindje dhe lindje, ai më herët ishte i përqendruar sipër dhe në këmbë të dy kodrave, i rrethuar nga një mur guri.[1] Nga qendra e Ohrit deri në qendrën e Strugës, ka një distancë rrugore prej vetëm 15.5 kilometra.

Qyteti i Strugës gjendet në veri-perëndim. Fushat rrethuese të të dy qyteteve janë të ndarë nga një kodër që fillon në brigjet të liqenit dhe kalon në veri në masivin malor të Karaormanit.

Në lindje të Ohrit ngrihet mali i Galiçicës me një lartësie maksimale prej 2255 metra. Ai i ndan liqenet të Ohrit dhe të Prespës. Kufiri shqiptaro-maqedonas i Shën Naumit në jug të Ohrit dhe në afërsi të Pogradecit, është nga qendra e qytetit rreth 30 kilometra larg.

Ai nuk e ka atë rrëndësinë ekonomike dhe infrastrukturore si kufiri tjetër i Qafë Thanës afër Strugës, por kalohet sidomos nga turistë dhe tregtarë rajonal.

Klima Ohri ka një klimë tipike kontinentale dhe gjatë verës, moti është i nxehtë dhe me shumë pak reshje, ndërsa dimrit, moti është shumë i ftohtë dhe me shumë reshje bore.

Zjarret pyjore në verë nuk janë të rrallë. Shkaqet janë thatësira dhe nxehtësia verore, por edhe gabime njerëzore, si për shembull hedhja e bishtave të cigareve të pashuara ose ndezja e zjarrit në natyrë. Në afërsi të liqenit, shpesh herë fryn një erë e freskët nga perëndimi ose veriu.

Produksioni i Agjencisë së lajmeve Flaka u sjell intermezzo nga qyteti i bukur i Ohrit. Shikim të këndshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 13, 2019 21:02

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA