Intermezzo, Struga qyteti i bukurive natyrore

Intermezzo, Struga qyteti i bukurive natyrore

Struga është qytet dhe qendër e ame të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit.

Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon.

Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur.

Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudhat e zhvillimit të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti.

Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorisht 2 kilometra larg Strugës).

Në epokën greko-romake, Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore.

Prej asaj kohe është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën e Maqedonisë dhe ballkanit si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorisht, Oktisi dhe Dollogozhdë.

Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktis dhe në Ladorisht. Për bazilikën në Ladorisht dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium.

Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktis dhe Ladorisht.

Produksioni i Agjencisë së lajmeve Flaka u sjell intermezzo nga qyteti i bukur i strugës. Shikim të këndshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 13, 2019 10:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA