INTERVISTA | Shehu: Lista zgjedhore nuk është ideale, por në të nuk ka votues fantomë

INTERVISTA | Shehu: Lista zgjedhore nuk është ideale, por në të nuk ka votues fantomë

Shkup, 25 gusht 2018 (MIA) – Zonja Ditmire Shehu është nënkryetare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), e propozuar nga BDI-ja. Në intervistë për MIA-n ajo thotë se puna e organizimit dhe realizimit të referendumit të caktuar për më 30 shtator po zhvillohet sipas afateve dhe se deri tani nuk ka situata të papara. Edhe Shehu, si dhe një pjesë e kolegëve të saj nga KSHZ-ja, konsideron se Lista zgjedhore nuk është ideale, por që në të nuk ka votues fantomë.

Për bashkëpunimin midis anëtarëve të KSHZ-së tha se deri tani është i mirë dhe se të gjithë punojnë në pajtueshmëri të ligjit dhe Kushtetutës së RM-së. Thotë se nuk ka ndikime politike.

Zonja Shehu, si po zhvillohen përgatitjet për organizimin e referendumit në vjeshtë të caktuar për më 30 shtator?

Tani jemi në kornizat e afateve të cilët janë paraparë me ligj, nuk kemi situata të parapara. Konsideroj se kemi kohë të mjaftueshme për realizim të suksesshëm të referendumit i paraparë që të mbahet më 30 shtator. KSHZ e ka miratuar Rregulloren për punë ku janë përfshirë Ligji zgjedhor dhe Ligjit për referendum dhe siç është e njohur, nevoja për miratim të Rregullores për punë u paraqit për shkak të mosharmonizimit midis Ligjit zgjedhor dhe Ligjit për referendum. Përbërja e re e KSHZ-së e definoi edhe kalendarin e aktiviteteve të cilat janë të domosdoshme për organizim të referendumit, i kemi kompletuar trupat zgjedhorë në nivel lokal, ndërkohë rrodhi edhe thirrja publike për verifikim të të dhënave në Listën zgjedhore për zbatim të referendumit. Pas përfundimit të kontrollit publik do të fillojë edhe edukimi i organeve zgjedhore, si dhe përgatitje e materialit për ditën e votimit. E kemi definuar tanimë edhe agjndën për referendumin e cila përbëhet nga dhjetë pikë dhe nënpikë.

Në opinion kishte interpretime dhe dilema të ndryshme lidhur me disa situata të lidhura me referendumin, si për shembull se kush mund të zhvillojë fushatë për referendumin, se nëse lejohen punësime, si duhet të jetë përfaqësimi mediatik etj. Nga KSHZ kërkohej të dalë me qëndrim të saj lidhur me këto pyetje dhe dilema ? 

Sipas nenit 12 nga Ligji për referendum, propozuesi e zhvillon propagandën nga mjete të tij, në rastin konkret ai është Kuvendi i RM-së. Sa i përket punësimeve, këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhje, por bëhet fjalë për referendum i cili nuk realizohet në nivel shtetëror dhe qëndrimi im personal është se punësimet nuk ndikojnë në procesin e referendumit.

Si i komentoni deklaratat nga disa ekspertë, por edhe deputetë dhe propaganda e cila do të realizohet pas referendumit në fund të reduktohet në fushatë të partive politike?

– Parlamenti është shtëpi ligjdhënëse i cili është i përbërë nga deputetë të cilët janë nga parti politike. KSHZ-ja nuk është organ ligjdhënës, ne vetëm zbatojmë ligje. Ligji për referendum është shumë i qartë, propozuesi është i autorizuar të udhëheqë propagandë me mjete personale. Neni 12 nga Ligji për referendum është shumë i qartë, ne nuk mundemi të marrim nen nga Ligji zgjedhor dhe ta fusim, sepse kjo nuk është bërë as në Rregullore, do të thotë se është tërësisht është marrë nga Ligji për referendum për shkak se ai është “ligj special”.

Për referendumin ka numër më të vogël të mërgimtarëve të paraqitur për votim në diasporë në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare. Cili është mendimi juaj, pse është kjo kështu ose ndoshta pritet që shtetasit nga Maqedonia të udhëtojnë në vend dhe këtu të prononcohen për referendumin?

Thirrja publike për paraqitje të diasporës ishte 15 ditë. Këtu nuk kishim as shkurtim të afateve edhe pse shkurtuam afate për shkak të kohës së shkurtër. Disa herë është bërë thirrje edhe nga ana e KSHZ-së që qytetarët të paraqiten, por kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk do të vijnë këtu në shtetin e tyre dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Zgjedhjet e kaluara kishim 20.000 votues, ndërsa votuan vetëm tetë mijë. U shpenzuan diku 500 deri në 600 mijë euro, dhe në bazë të kësaj unë kërkova që t’u jepet e drejtë që të vijnë këtu të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Isha për atë që të mendohet ndonjë mënyrë që do të jetë më e lirë dhe më efikase dhe për këtë arsye thashë që qytetarët të vijnë këtu të votojnë. Ata me siguri që do të kenë shpenzime gjithashtu kur do të shkojnë nga shtëpitë e tyre deri në PDK-të. Kjo u kushton edhe atyre por edhe neve dhe që të kursehemi në këtë pjesë thashë që të vijnë këtu të votojnë.

Ka përllogaritje KSHZ-ja se sa do të kursehet me atë që pjesë e këshillave zgjedhorë tani janë ambasadorët dhe të punësuar në PDK-së dhe zyrat konsullore?

Këshillat zgjedhorë do të jenë pa përfaqësues të partive politike dhe tani do të jenë me nga gjashtë anëtarë, e jo me dhjetë. Këtu kemi kursim, si dhe në pjesën e ambasadorëve dhe të punësuarve në përfaqësitë. Ne bëmë plan, por ende nuk e dimë në sa vende do të votohet dhe se sa të paraqitur do të ketë.

Si e vlerësoni gjendjen në Listën zgjedhore, ka votues fantomë apo nuk ka? 

– Edhe qëndrimi im personal është se Lista zgjedhore nuk është ideale, por ju konfirmoj se fantomë nuk ka. Ky është proces i vazhdueshëm, shërbimet këtu në KSHZ i bëjnë ndryshimet dhe kjo varet nga të dhënat që i marrim nga institucionet të cilat janë të lidhura me Listën zgjedhore. Ju bind se votues fantomë nuk ka, sigurisht që nuk është ideal, por fantomë nuk ka. Do t’ju tregoj një shembull nga vendbanimi prej nga vij. Lagjja quhet Pitarnicë. Në letërnjoftimin tim është Pitarnica 1, të vëllait tim Pitarnica 5, motrës sime Pitarnica 3, do të thotë jetojmë në të njëjtën shtëpi. Ndoshta dikush tjetër është në Pitarnica 1. Është thënë në MPB ku i kemi nxjerrë dokumentet është bërë lëshim. Përveç asaj sa e dimë shumica e shtëpive posaqërisht ishin ndërtime pa leje. Në MBP që t’u dalin në ndihmë u kanë nxjerrë letërnjoftime njerëzve. Unë qëndroj në mendimin në se nuk ka votues fantomë në Listën zgjedhore.

Do të mbërrihet me regjistrimin e të burgosurve në listën zgjedhore? Në ciklet e fundit zgjedhore kishte probleme me votimin e të burgosurve të cilët nuk kishin dokumente personale. Tani KSHZ në bashkëpunim me MPB-në u përpoq ta tejkalojë këtë problem. 

– Të themi se ky problem është tejkaluar. Ne presim të mbërrijë tek ne lista se u është dhënë aprovim t’u jepen letërnjoftime, ne t’i vendosim në Listën zgjedhore. Deri tani janë fotografuar 150 të burgosur të cilët kanë pranuar të nxjerrin letërnjoftime.

Pse për ju ishte sfidë puna në KSHZ, nëse merret parasysh edhe ajo se ky është funksion i përkohshëm?

– Unë isha femra e parë sekretare edhe në komunën e Gostivarit dhe të njëjtën pyetje ma parashtronin atje se nëse mund t’u dal në krye me obligimet. Mendoj edhe si sfidë. Ju them se për mua është sfidë e re, kam qenë anëtare e komisionit zgjedhor komunal në Gostivar, dëshiroja të shoh se si duken gjërat nga aspekti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Deri tani mendoj se nuk është ndonjë punë që nuk mund të bëhet, nëse merret parasysh vullneti i mirë dhe nëse dëshirohet diçka mund të realizohet. Vij nga niveli lokal dhe kjo për mua është sfidë dhe shpresoj se do ta kryej me sukses.

Elizabeta Veljanovska Najdeska – MIA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2018 14:49
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.